S’ka rehati te Liverpooli, lëndohet Nunez

Një ditë para ndeshjes aspak të lehtë për Liverpoolin, Jurgen Klopp ka marr një lajm shqetësues. Darwin Nunez ka pësuar lëndim dhe nuk ka stërvitur fare me grupin.
Në konferencën e sotme, Klopp ka dhënë të rejat e fundit për lëndimin e uruguajanit.

“Nëse Nunez nuk stërvitet as sot, ai nuk do të ftohet për nesër. Ne jemi në pritje të informacioneve të fundit. Nuk është lëndim i madh, por që rrezikon ndeshjen ndaj Brighton. Milner e Bajcetic janë kthyer nga lëndimet, ndërsa Firmino vazhdon të jetë mungesë për ne” ka thënë Klopp./Indeksonline/