75 Mall Live Search
11:59 / E Enjte, 04 Janar 2024 / Gj. Sh

S’ka rëndësi mosha, Fatih Terim dhuron “show” me topin në Greqi

Skuadra e Panathinakos ka shënuar fitore 2 me 0 ndaj Giannina në javën e 16-të të Superligës së Greqisë.

Trajneri i njohur turk, Fatih Terim debutoi me fitore te skuadra e tij e re, shkruan Indeksonline

Ajo që ra në sytë e tifozëve ishte momenti kur Terim tregoi klas me topin, kur ky i fundit u afrua te turku.

Panathinaikos është duke luftuar për titull kampion në Greqi. Në 16 xhiro kanë grumbulluar 37 pikë dhe gjenden në pozitën e dytë, një më shumë ka PAOK-i./Indeksonline/