11:48 / E Martë, 29 Janar 2019 / indeksADMonline

S’ka rëndësi sëmundja, fitnesi padyshim se mund t’u ndihmojë të shndërroni trupin

Pamje të mahnitshme tregojnë shërimin e një njeriu që vuajti nga një zorrë e shpuar përpara se të bëhej një “aparat gjimnastikor”.

27 vjeçari Manny Singh Tura iu nënshtrua një operacioni për një qese stoma në maj të vitit 2017, pasi zorra e tij shpërtheu ditën e Krishtlindjeve vitin e kaluar.

Ai vuan nga sëmundja Crohn, një formë e sëmundjes së zorrëve inflamatore, e cial bëri atë të humbte shumë peshë brenda një pak javëve.

Nga 48 kilogramë ai ra në 29-të.

Por kjo nuk e ndaloi atë që tani të ketë një trup të formësuar. Pas rimëkëmbjes së plotë nga operacioni, Manny konkuorroi dhe theu rekordin rajonal të fuqisë në 180kg, transmeton Indeksonline.

Ai zuri vendin e katërt në Britaninë e Madhe dhe tha se të gjithë trupin arriti ta shndërrojë në masë muskulare.

Pas admirimit që kishte për ‘Bodybilderet’, ai u përpoq shumë për të fituar peshë dhe duke tubuar 1 mijë e 200 kalori për 12 orë në ditë.

Stërvitja profesionale, ushqyerja ndryshe e bëri atë që tani të jetë një fitnes-mashkull me trup shumë të ushtruar./Indeksonline/