21:12 / E Shtunë, 27 Nëntor 2021 / OSH

S’ka rrezik për sulm, tendencë për krijim të panikut

Sot u raportua në media se gjatë ditës së nesërme pritet të ketë rrezik për sulm. Madje u bë thirrje që qytetarët e Kosovës të shmangin turmat dhe qendrat tregtare për shkak të një sulmi të mundshëm.

Mirëpo, burime brenda institucioneve të sigurisë në Republikën e Kosovës konfirmuan për IndeksOnline se s’ka rrezik për ndonjë sulm të mundshëm.

E gjithë kjo, sipas këtyre burimeve të sigurta, u bë për shkak të krijimit të panikut./IndeksOnline/