S’ka salla të lira, studentët e Universitetit të Prizrenit mbajnë ligjëratë në oborr
Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti”, edhe këtë vit akademik, sikurse në të kaluarit ka pranuar numër të madh të studentëve.
Ky numër i madh ka detyruar mësimdhënësit që sot të bëjnë një veprim interesant, por që nuk është për t’u lavdëruar, shkruan Indeksonline.
Studentë të këtij univeristeti kanë treguar se sot në mungesë të sallave të lira, studentët janë detyruar të dalin në oborr.
Ata kanë mbajtur ligjëratën në oborrin e Universitetit, pasi brenda nuk kishte hapësirë për të ndjekur mësimin.
Në fotot e dërguara në redaksinë e Indeksonline, shihen studentët duke mbajtur ligjëratën në lëndën ‘Shkrim kreativ’, drejtimi Gjuha gjermane, viti i dytë.
Në këtë rast, studentëve u tha të shkruajnë diçka rreth natyrës, kurse qytetarët që kalonin andej habiteshin me ta. /Indeksonline/


