75 Mall Live Search
09:36 / E Premte, 14 Shkurt 2020 / indeksADMonline

S’ka Shën Valentin për Belkizin, Miloti i ka fajet!

Bashkëshortja e futbollistit kosovar Milot Rashicës, Belkizi komentohet mjaft shumë në mediat shqiptare.

Se fundi ajo postoi një fotografi në aeroportin e Bremenit, në Gjermani, shkruan Indeksonline.

Gjatë udhëtimit të saj, Belkizi është paraqitur me shumë stil.

Ajo kishte veshur veshje sportive, të cilat i rrinin shumë bukur.

Nëna e saj ia ripostoi fotografinë, ku edhe i uroi mirëseardhje në Kosovë, kështu që Rashica dhe Belkizi siç duket do jenë larg njëri-tjetrit për Shën Valentin.

Miloti nesër do luaj kundër Leipzig-ut, në udhëtim.

Kujtojmë se nëpër mediat rozë po qarkullon lajmi se ata së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë. /Indeksonline/