75 Mall Live Search
11:47 / E Mërkurë, 31 Korrik 2024 / G T

S’ka si Besart Ibrahimi, futbollisti shqiptar me më së shumti gola në garat e UEFA-s

Besart Ibrahimi është një prej lojtarëve më të mirë shqiptar. Skuadra e tij, Struga mbrëmë u eliminua nga UEFA Conference League pas humbjes 3:1 ndaj Pyunik Yerevan.

Por, sulmuesi shqiptar vazhdon të lë shenja pozitive në garat e UEFA-s, shkruan Indeksonline

May be an image of 5 people, people playing soccer, people playing football and text

Gjatë këtij sezoni në play-offin e Champions League dhe Conference League, Ibrahimi shënoi katër gola, duke u bërë kështu lojtari shqiptar me më së shumti gola të shënuara në garat e UEFA-s.

Në 49 ndeshje, duke përfshirë këtu edhe ato të UEFA Europa League, Besart Ibrahimi ka shënuar 27 gola dhe ka bërë një asist.

Asnjë lojtar tjetër shqiptar nuk i ka këto statistika si të 37-vjeçarit, që më parë ka luajtur për skuadrat si: Shkëndija e Tetovës, Schalke, Tavriya, Ermis, Xanthi etj./Indeksonline/