75 Mall Live Search
17:00 / E Mërkurë, 04 Qershor 2025 / AR

S’ka siguri në pallatin e Kate dhe William, një person tenton të futet në ambientet e banimit

Pallati Windsor ka përjetuar një incident të rrezikshëm së fundmi.

Më 1 qershor, një person u përpoq të hynte në pronën prej 13 hektarësh ku banojnë Kate Middleton dhe Princi William së bashku me fëmijët e tyre: Princi George (11 vjeç), Princesha Charlotte (10 vjeç) dhe Princi Louis (6 vjeç), sipas konfirmimit nga Policia e Thames Valley për NBC News.

Sipas autoriteteve:

“Rreth orës 13:00 të së dielës, një burrë hyri në zonat e ndaluara të Kalasë Windsor.”

Ai u përball menjëherë nga policia metropolitane dhe u arrestua. Nuk kishte arritur të hynte në ambientet e brendshme të Kalasë Windsor.

Policia konfirmoi se bëhej fjalë për një burrë rreth të 30-ave. Ai u ndalua dhe më pas u lirua nga paraburgimi.

Në të njëjtën pronë, ku William dhe Kate u zhvendosën nga Pallati Kensington në vitin 2022, janë shënuar incidente të tjera.

Në tetor të vitit të kaluar, dy automjete u vodhën nga prona gjatë një grabitjeje.

Gjithashtu, në prill 2022, pak para se familja mbretërore të zhvendosej në Windsor, ndodhi një tjetër thyerje. Një burrë i paidentifikuar, që ishte paraqitur si prift, kishte qëndruar gjithë natën në pronë, kishte konsumuar ushqim dhe pije, madje i ishte ofruar edhe vend për të fjetur.