75 Mall Live Search
08:34 / E Enjte, 12 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

S’ka të ndalur shpejtësia e vozitjes në Shqipëri, publikohet video e një shoferi me 221 km/h!

Me 221 km/h në aksin Sauk-TEG. Një shpejtësi e çmendur dhe frikshme që rrezikon edhe përdoruesit e tjerë të rrugës.

Policia e shtetit ka publikuar pamjet nga kontrolli me radar që ka kryer, ndërsa u bën apel drejtuesve të automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit për një destinacion të sigurt.

KPK shtyn vendimi për prokurorin e Krimeve të Rënda Anton Martinin, kandidat për SPAK

“Mos shpejto të arrish aksidentin” është mesazhi i policisë për shoferët. Në këtë aks kanë ndodhur shumë aksidente me pasoja të rënda.