S’ka tolerime, 400 euro gjobitet pronari i biznesit, që ndot ambientin

Viti 2020 nuk nisi shumë mbarë për një pronar të një biznesi në Prishtinës.
Ai sot nga Inspekcioni ka marrë një gjobë prej 400 eurove, kjo pasi hodhi mbeturinat në vend të palejuar.
E këtë e ka bërë publike vetë drejtori i Inspeksionit i Prishtinës, Adonis Tahiri përmes një postimi në Facebook.
“Nuk ka tolerime”, ka shkruar Tahiri, derisa ka publikuar edhe gjobën./Indeksonline
