75 Mall Live Search
22:41 / E Enjte, 21 Tetor 2021 / MSH

“S’ka Vetting pa SHBA-në dhe BE-në”, thotë Abdixhiku

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se subjekti që drejton nuk i jep përkrahje një procesi të Vettingut, në të cilin nuk janë të përfshira SHBA dhe BE.

Këtë deklaratë, Abdixhiku e ka bërë gjatë emisionit Rubikon, ku edhe ka qenë i ftuar.

“Presidenca dhe Qeveria sa kemi informacione nuk janë në një linjë për Vettingun. Por ky proces është i pashmangshëm”, është shprehur Abdixhiku.

“Asnjë proces i Vettingut nuk mund të bëhet pa partneritet me BE-në dhe SHBA-në. LDK nuk jep mbështetje për këtë çështje pa SHBA-në dhe BE-në. Nëse BE është jashtë procesit, atëherë ky proces është fragjil”, ka shtuar ai.

I pari i LDK-së ka theksuar se për ta bërë të mundshëm Vettingun duhet ndryshime kushtetuese gjë e cila nuk mund të bëhet pa opozitën.