21:41 / E Premte, 31 Korrik 2020 / indeksADMonline

“S’ka virus” – mbushet sheshi i Lipjanit me qytetarë për festën e Kurban Bajramit

Institucionet Qeveritare dhe ato fetare në Kosovë ditët e fundit kanë bërë thirrje për qytetarët që të mos bëjnë vizita tek të afërmit e tyre dhe që të ruajnë distancën.

Në Lipjan, vizita duket se nuk janë bërë, por sheshi i qytetit është mbushur me plot njerëz, transmeton Indeksonline.

Nga disa foto që ka arritur të siguroj Indeksonline, qytetarët e Lipjanit nuk po e mbajnë distancën në shesh.

Numrat e të infektuarve me koronavirus ditët e fundit janë rritur dhe institucionet shëndetësore dhe ato qeveritare po bëjnë thirrje tek qytetarët që të ketë më shumë kudjes./Indeksonline/