75 Mall Live Search
22:39 / E Shtunë, 18 Korrik 2020 / indeksADMonline

“S’ka virus” – rregullat e Qeverisë nuk respektohen, tifozë të shumtë në ndeshjen Ballkani-Prishtina

Masat e Qeverisë së Kosovës kundër koronavirusit nuk po “pinë ujë” tek tifozët e futbollit kosovar.

Përkundër se nuk lejohen tubimet në numër të madh, “Xhebrailat” e FC Ballkanit ishin sot prezent në stadium për të përkrahur ekipin e tyre kundër Prishtinës, transmeton Indeksonline.

Edhe pse Policia e Kosovës largoj disa tifozë para fillimit të pjesës së dytë, përsëri numër i madh i tifozëve ishte afër stadiumit.

” Nuk na ndal as shiu, as askush. -Pavarësisht gjithçkaje, pavarësisht çdo rrethane, të duam BALLKAN përjetë”, thuhet në postimin e “Xhebrailave” ku i është bashkangjitur një video e tifozëve në ndeshjen e sotshme kundër Prishtinës./Indeksonline/