75 Mall Live Search
12:28 / E Mërkurë, 13 Dhjetor 2023 / mp

“S’ka zhurma nga fishekzjarret”, shteti në aksion (video)

Me fillimin e festave të fundvitit, bizneset që fitojnë më së shumti janë pa dyshim ato të importit dhe shitblerjes së fishekzjarrëve.

Por me mëngjes shteti u bëri në kontrolle, për të parë nga afër nëse janë në rregull me dokumentacione.

Dogana e Kosovës së bashku me Administratën Tatimore të Kosovës po zhvillojnë aksion në pesë lokacione në disa rajone të Prishtinës.

Po kontrollohen bizneset që merren me importin e fishekzjarrëve. “Indeksonline” ju sjell pamjet nga vendi ku janë duke u zhviluar kontrollet.

Lajmi është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Doganës Adriatik Stavileci, ai tha se në këto lokacione po kontrollohen bizneset që merren me importin e fishekzjarrëve.

“Po kemi kontrolle të bizneseve që merren me importin e fishekzjarrëve. Kontrollet janë në pesë lokacione”, tha Stavileci për “Indeksonline”-n.