Skadon afati/ Nisma e AKR nuk arrijnë të bëjnë koalicione parazgjedhore

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë paraqitur dy njoftime për pjesëmarrje në zgjedhje përmes koalicionit.
Por këtu nuk bëjnë pjesë Nisma Socialdemokrate e as Aleanca Kosova e Re.
Këto dy subjekte, ndonëse u përfol se mund të arrijnë marrëveshje koalicioni me PDK-në, respektivisht me LDK-në, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së ka thënë për IndeksOnline se afati tashmë ka skaduar ndërsa janë paraqitur dy njoftime për pjesëmarrje në zgjedhje përmes Koalicionit nga radhët e komuniteteve:
- Koalicioni VAKAT, i përbërë nga partitë politike Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV); dhe
- Koalicioni ZAJENO, i përbërë nga partitë politike Pokret za Gora (PG) dhe Graðanska Inicijativa Gore (GIG).
Aplikimi i subjekteve politike dhe kandidatëve ka filluar më 8 janar dhe përfundon më 16 janar 2021.
Tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike dhe kandidatëve në fletëvotim do të mbahet më 1 shkurt 2021 ndërsa fushata Zgjedhore për subjektet politike dhe kandidatët fillon më 3 shkurt dhe përfundon më 12 shkurt 2021.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se të gjitha subjektet politike (partitë politike, koalicionet, kandidatët e pavaryr dhe iniciativat qytetare) të cilat duan të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës më 14 shkurt se afati i aplikimit për çertifikim për subjektet politike, të cilat duhet të dorëzojnë edhe listat e kandidatëve për deputetë, përmbyllet më 16 janar, në orën 18:00./IndeksOnline/