14:54 / E Martë, 02 Gusht 2022 / k.v

​Skafi godet për vdekje 5-vjecarin teksa lahej në det

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Himarë ditën e sotme në zonën e Potamës. Një skaf ka përplasur një fëmijë në breg të detit. 

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se fëmija është i moshës 5 vjeç dhe kishte ardhur me familjen për pushime nga Holanda.

“Sot, rreth orës 14:00, në plazhin e Potamit, shtetasi A. T., duke drejtuar një mjet lundrues tip skaf, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe për pasojë mjeti lundrues ka goditur një fëmijë rreth 5 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë dhe po kryhen procedurat për arrestimin e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim.