75 Mall Live Search
10:41 / E Premte, 07 Qershor 2024 / S Z

S’kalojnë projektligjet në Komisionin për integrim, opozita thotë se s’janë në përputhje me legjislacionin e BE-së

Në Komisionin për integrimin evropian nuk ka kaluar asnjë projektligj, i cili u shqyrtua në këtë mbledhje, kjo për shkak të mosvotimit të deputetëve të opozitës. Këto projektligje, opozita i konsideroi se nuk janë të rregulluara me legjislacionin e BE-së, raporton Ekonomia Online.

Kryetarja e komisionit, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se këto projektligje nuk janë të rregulluar në mënyrë specifike me legjislacionin e BE-së.

“Shqyrtimi i projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për noterinë, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin me amendamentet e komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. Ka për qëllim ndryshimin dhe plotësimin për noteri. Ky projektligj nuk rregullon në mënyre specifike me legjislacionin e BE-së”, ka thënë ajo.

Krasniqi ka thënë se Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për këshillin prokurorial të Kosovës, nuk është në mënyrë specifike i rregulluar me legjislacionin e BE-së.

Ajo ka shtuar se për projektligj nuk janë marrë parasysh as një propozim dhe rekomandim i BE-së për të cilin tha se ka pranuar edhe një e-mail nga zyra e BE-së në Kosovë të cilët janë shprehur të shqetësuar.

“Shqyrtimi i Projektligjit ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për këshillin prokurorial të Kosovës, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. Ky projektligj nuk është i rregulluar në mënyrë specifike me legjislacionin e BE-së. Janë dhënë propozime dhe rekomandime nga BE-ja, por që nuk janë marrë parasysh nga komisioni funskional. Kam edhe një e-mail nga ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog për mospërfshirjen e propozimeve dhe rekomandimeve të BE-së”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se edhe Projektligjet si ai për rrugët, ai për Këshillin e sigurisë dhe atë për zyrtarët publikë nuk janë të rregulluar në mënyrë specifike me legjislacionin e BE-së.