10:23 / E Mërkurë, 14 Mars 2018 / indeksADMonline

S’kalon propozimi i opozitës për vendimin e qeverisë për rritjen e pagave

Me 49 për, 58 kundër dhe 0 abstenime  Kuvendi nuk ka miratuar rekomandimet e propozuara nga LDK dhe VV lidhur me vendimin e qeverisë për rritjen e pagave, shkruan Indeksonline

Ndryshe, sot është duke vazhduar seanca plenare ku në rend dite për diskutim janë edhe shumë pika.

Rendi i ditës

  1. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, mbajtur më 2 dhe 8 mars 2018:
  2. Votimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare në mes të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës (“MASHT”) dhe Stitching Spark-ut të Holandës (“SPARK”) mbi mbështetjen e Kolegjit Ndërkombëtar të Biznesit Mitrovica,
    2. Votimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim Ada,
    3. Votimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Themelimin e Shkollës Rajonale të Administratës Publike (ReSPA),
    4. Votimi në parim i Projektligjit për Miniera dhe Minerale,
    5. Votimi në parim i Projektligjit Nr. 06/L-025 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-225 për Prokurorin e Shtetit i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 05/L-034,
    6. Votimi në parim i Projektligjit për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës,
  3. Votimi në parim i Projektligjit për mbrojtjen e konsumatorit,
  4. Votimi në parim i Projektligjit për produkte të ndërtimit,
  5. Votimi në parim i Projektligjit për inovacion shkencor dhe transfer të dijes dhe teknologjisë,
    10. Votimi në parim i Projektligjit për kërkesat teknike për produkte dhe vlerësim të konformitetit,
    11. Votimi në parim i Projektligjit për shërbimet postare,
    12. Votimi në parim i Projektligjit për Metrologji,
    13. Votimi në parim i Projektligjit për Lirinë e Asociimit në Organizata Joqeveritare,
    14. Votimi në parim i Projektligjit për gjak dhe përbërës të gjakut,
    15. Votimi në parim i Projektligjit për masat mbrojtëse në importe,
    16. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shoqëritë tregtare,
    17. Përzgjedhja e një (1) kandidati për pozitën e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,
    18. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e dy (2) anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë,
    19. Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
    20. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit për Ankesa,
    21. Votimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 07/21, dt. 22.12.2017 në lidhje me Pallatin e Rinisë në Prishtinë,
    22. Votimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e anëtarëve të Komisionit për dhënien e provimit të Jurisprudencës,
  6. Debat parlamentar sipas kërkesës të nënkryetarit të Kuvendit, z. Kujtim Shala dhe pesë (5) deputetëve nënshkrues lidhur me takimin e IV të përbashkët të Komisionit Parlamentar të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim, BE-Kosovë, të mbajtur më 17-19 janar 2018, në Strasburg, Francë,
  7. Propozimi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për zëvendësimin e deputetëve në komisionet parlamentare,
    25. Formimi i Komisioni Ad-hoc për përzgjedhjen e një (1) anëtari nga radhët e komunitetit shqiptar dhe dy (2) anëtarëve nga radhët e komuniteteve jo-shqiptare të Komisionit të Pavarur të Mediave,
  8. Votimi i Propozim-rezolutës në lidhje me dhunën në familje dhe adresimin institucional.

 

Temat: