75 Mall Live Search
16:45 / E Hënë, 13 Korrik 2026 / Z S

‘S’kam fuqi’ Selvija përlot me kujtimin për Shpatin

Selvija ka prekur thellë ndjekësit e saj në rrjetet sociale përmes një postimi të fundit në InstaStory.

Ajo ka ndarë një sekuencë të shkurtër nga një këngë e papublikuar e partnerit të saj të ndjerë, këngëtarit Shpat Kasapi, duke sjellë sërish në vëmendje kujtimin e tij përmes muzikës.

Përkrah fragmentit muzikor, Selvija ka shkruar vetëm një fjali të vetme, e cila përcolli shumë dhimbje dhe emocion te publiku: “Kënga që nuk kam fuqi ta publikoj…”, shoqëruar me emojin e një zemre të thyer.

Në sfondin e videos ku shihej hëna e plotë, dëgjoheshin vargjet prekëse: “Sa herë që vjen nata tregom a t’vijë në mendje, a je t’u e pa këtë hënë”.

Kujtojmë se vetëm pak javë më parë, Selvija publikoi një projekt muzikor të Shpatit, i cili u dedikohej nënave.

Ajo ka premtuar publikisht se do të lansojë të gjitha këngët e tij që kanë mbetur të papërfunduara, duke mbajtur kështu gjallë trashëgiminë e tij artistike.