Skandal: Crvena Zvezda, do të luajë kundër Trepçës në Mitrovicë në kuadër të Kupës së Serbisë
Gjatë ditës së martë është hedhur shorti për 1/16-tën e Kupës së Serbisë.
Më 25 shtator skuadra nga Beogradi, Crvena Zvezda, do të vijë në Mitrovicë për të luajtur kundër Trepçës.
Këta të fundit bëjnë gara në Ligë në Tretë të Serbisë dhe deri tashti kanë zhvilluar 7 ndeshje duke regjistruar 2 fitore, 3 barazime dhe 2 humbje, transmeton Indeksonline.
Ndonëse Federata e Futbollit e Kosovës vazhdimisht ka tentuar të ndalonte aktivitetin e klubeve serbe në Kosovë, garat po vazhdojnë pa problem.
Muaj më parë kreu i FFK-së, Agim Ademi, i ka shkruar letër zyrtare UEFA-së dhe FIFA-së, që të ndërhyjë në Federatën Serbe të Futbollit për të ndaluar këto gara ilegale që zhvillohen në territorin e Kosovës. /Indeksonline/ .