75 Mall Live Search
10:18 / E Diele, 14 Prill 2019 / indeksADMonline

Skandal, goditet gjyqtari e shkatërrohen dhomat e zhveshjes

Vazhdojnë skandalet në futbollin shqiptar. Ndeshja kryesore e kësaj jave në këtë Kategorinë e Parë u zhvillua në Kavajë, ku vendasit e Besës pritën Bylisin në një duel direkt për ngjitje në Superligë.

Gjithçka duket se po shkonte normalisht deri në minutën e 19-të kur Bylisi kaloi na avantazh dhe ky gol ka acaruar pa fund vendasit.

Ndërkohë situata u bë më e rëndë në minutën e 75 kur njëri prej lojtarëve të Kavajës ndëshkohet me karton të kuq dhe tifozët nisën të hedhin sende në drejtim të fushës, duke goditur edhe anësorin Rexha.

Arbitrat braktisën fushën dhe ndeshja u ndërpre, duke bërë tashmë që kavajasit të rrezikojnë ta humbasin këtë ndeshje në tavolinë.

Në anën tjetër, nuk kanë munguar aktet e dhunës edhe në në ndeshjen mes Veleçikut dhe Shënkollit.

Lojtarët u përplasën me njëri tjetrin, por edhe me drejtuesit e skuadrave që ndodheshin të pranishëm në stadium, ndërsa u shkatërruan edhe dhomat e zhveshjes. /Indeksonline/