09:08 / E Hënë, 22 Prill 2019 / indeksADMonline

SKANDAL, grushta e shqelma në ndeshjen Vushtrria – Fushë Kosova

Në ndeshjen Vushtrria – Fushë Kosova pati dhunë në fushë.

Situata eskaloi pas një ndërhyrje të palejueshme të Arbenit Krasniqit në Besart Veselin, e ky i fundit nga mllefi u ngrit për të qëruar hesapet dhe e goditi Krasniqin.

Gjyqtari Besfort Kasumi e ndëshkoi me kartonin e dytë të verdhë. Në këtë incident u përfshinë edhe futbollistët tjerë të dy skuadrave.