14:54 / E Enjte, 18 Gusht 2022 / B O

Skandal, kryeministrja evropiane me vallëzim erotik, akuzohet se ka përdorur kokainë!

Kryeministrja e Finlandës Sanna Marin është vënë në epiqendër të kritikave, pasi në rrjetet sociale qarkullon një video, ku udhëheqësja e vendit paraqitet tepër alegro në një festë, teksa në sfond dëgjohen biseda për lëndë narkotike, kokainë.

Me sa duket kryeministrja finlandeze ka qenë duke festuar me miqtë e saj, duke konsumuar pije alkoolike, kërcyer dhe kënduar.

Nga video ajo duket se po shijon momentin me shokët dhe shoqet, por kjo nuk i ka pëlqyer aspak finlandezëve, të cilët e kanë “bombarduar” kryeministren me komente negative në rrjetet sociale.

Sipas tyre një qëndrim i tillë nuk i ka hije kryeministres së vendit.

Kryeministrja është kritikuar edhe më herët për faktin se kalon më shumë kohë se ç’duhet në party dhe klube nate.

Megjithatë mediet vendase raportojnë se nuk është konfirmuar ende koha dhe vendi ku është regjistruar video e kryeministres, e cila tashmë është bërë virale në Finlandë.
“Këto janë fotografi private që nuk ishin të destinuara për publikun. Nuk kam asgjë për të fshehur dhe nuk kam bërë asgjë të paligjshme” komentoi Sanna Marin ndejën e shthurur.

Menjëherë pas publikimit të videos, politikani finlandez Jiri Keronen ndau një pamje nga ekrani që tregon vija të bardha në sfond. Sipas raportimeve, thirrjet për kokainë mund të dëgjoheshin edhe në sfondin e videos./Indeksonline/