Skandal, Ministria e PJ në Spanjë publikon protokollin për ndeshjen me Kosovën

Ministria e Punëve të Jashtme në Spanjë i ka propozuar Federatës së Futbollit një protokoll skandaloz për organizimin e ndeshjes me Kosovën, që i takon kualifikimeve për botërorin ‘Katar 2022’ ndaj Kosovës.
Pika kryesore që është kërkuar nga MPJ-ja është që shtetit të Kosovës, Spanja të mos i referohet si vend sovran dhe i pavarur, transmeton Indeksonline.
Ndërsa himni shtetëror i Kosovës të konsiderohet si “muzikë e Kosovës”.
UEFA do ta detyrojë Federatën Spanjolle, si çdo vend tjetër që ta ekspozojë flamurin e Kosovës në stadiumin e Seviljës.
Por Ministria ka kërkuar që flamujt e dy shteteve të mos vendosen afër njëri tjetrit.
Ndeshja Spanjë – Kosova do të zhvillohet me 31 mars.
/Indeksonline/