75 Mall Live Search
08:33 / E Shtunë, 08 Nëntor 2025 / F.R

Skandal në burg: Diddy kapet duke pirë alkool nën vëzhgimin e rojeve

Udhëtimi i Diddy -t për t’u çliruar nga alkooli ka filluar me probleme brenda burgut Fort Dix në New Jersey, ku ai u transferua së fundmi me kërkesën e tij.

Sipas TMZ, reperi dhe producenti muzikor 55-vjeçar, i cili po vuan një dënim me 50 muaj burg për transportimin e grave për qëllime prostitucioni, u pa nga zyrtarët e burgut duke pirë alkool.

Diddy thuhet se kishte në posedim alkool, i cili është bërë nga Fanta, sheqeri dhe mollët, të cilat të burgosurit i lënë të fermentohen për dy javë për t’u shndërruar në një përzierje alkoolike.

Pas incidentit, kishte plane për ta zhvendosur atë në një krah tjetër. Megjithatë, sipas burimeve të TMZ, reperi përfundimisht do të mbetet në të njëjtin seksion.

Diddy ishte përqendruar shumë te maturia e tij në një letër drejtuar gjyqtarit para dënimit të tij tetorin e kaluar, duke pretenduar se ishte matur për herë të parë në 25 vjet. Ai gjithashtu pranoi se ishte “humbur nga droga”, duke thënë se 13 muajt në burg i kishin “poshtëruar dhe thyer zemrën”, “mentalisht, fizikisht dhe emocionalisht”.

“Versioni im i vjetër vdiq në burg dhe një version i ri i imi u rilind. Burgu ose do të të ndryshojë ose do të të vrasë – unë zgjedh të jetoj “, shkroi ai.