Skandal në futbollin italian, prokurori interviston në hotel Tonalin dhe Zaniolon
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2023/10/4rtyrt.jpg)
Prokuroria Federale Italiane ka intervistuar mbrëmë në “Hotel Azzura” dy yjet e Italisë, Sandro Tonali dhe Nicolo Zaniolo. Dy yjet e Italisë dyshohet se kanë vënë baste si futbollistë.
Pas intervistimit, Federata Italiane ka vendosur që dy lojtarët t’i largojë nga kampi i kombëtares për tu rikthyer tek skuadrat e tyre.
Të dy futbollistët po hetohen për pjesëmarrje në një rrjet të dyshuar të paligjshëm bastesh futbolli në një çështje që është zbuluar nga Nicolò Fagioli i Juventusit.
Nëse Sandro Tonali, Nicolò Zaniolo dhe Nicolò Fagioli shpallen fajtorë, ata mund të dënohen me deri në tre vjet përjashtim dhe një gjobë prej 25,000 euro ./Indeksonline/