Skandal në futbollin italian, prokuroria sekuestron klubin pas dyshimeve për përfshirjen e Camorrës në administrimin e tij

Skuadra e Serie-s B italiane, Juve Stabia, është vënë nën administrim gjyqësor për shkak të dyshimeve të bazuara për përfshirje të mafias në menaxhimin e klubit, njoftoi policia italiane.
Klubi i përmendur aktualisht është në vendin e shtatë në Serie-n B. Siç u njoftua nga gjyqësori, policia dhe prokurori i shtetit për luftën kundër mafies, pas hetimeve të gjera u zbulua një sistem ndikimi mafioz në aktivitetet ekonomike të klubit të futbollit nga klani lokal i Camorrës.
Shtohet se pronarët aktualë të kompanisë së klubit trashëguan marrëdhënie ekonomike afatgjata që ishin të ndjeshme ndaj ndikimit të mafias që nga fillimi dhe nuk arritën të zbatonin mekanizma për kontrollimin dhe parandalimi që t’i jepnin përgjigje kësaj situate.
Brera Holdings, një kompani holding që ndodhet në bursën Nasdaq dhe e ka selinë në Irlandë, e cila merret kryesisht me blerjen e aksioneve të klubeve të futbollit përmes një strategjie pronësie me shumë klube, bleu 52 për qind të aksioneve të klubit në qershor.
Juve Stabija si klub dhe Brera nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave të autoriteteve. Prokurorët dhe policia dyshojnë se njerëz të lidhur me klanin D’Alessandro të Camorrës kontrollonin aktivitetet e klubit, duke përfshirë shitjen e biletave, shërbimin e ushqimit, pastrimin, kujdesin shëndetësor dhe madje, deri vitin e kaluar, shërbimet e udhëtimit të ekipit të parë.
Prokurorët në rajonin jugor italian të Kalabrisë ndërmorën të njëjtin hap kundër klubit të nivelit të tretë, Crotone, muajin e kaluar, në një tjetër hetim në një seri hetimesh mbi përfshirjen e dyshuar të mafies dhe krimit të organizuar në aktivitetet e klubeve të futbollit dhe grupeve të tifozëve të zjarrtë.