Skandal në futbollin shqiptar, përleshje masive mes lojtarëve
Tension të madh pati gjatë ndeshjes së Tiranës dhe Laçit. Rezultati përfundimtar ishte 1-1, por një tjetër sfidë u zhvillua në tunelin e dhomave të zhveshjes. Lojtarët e të dy skuadrave, por dhe zyrtarë klubi u përfshinë në një sherr masiv.
Nga pamjet shihet se sulmuesi Michael Ngoo u kthye në protagonist, ndërsa nuk mungon as zyrtari i Laçit, Kleo Laska. Skena ndodhi nën sytë e trajnerit Sulejman Starova dhe presidentit të Laçit, Pashk Laska. Të dy u munduan të qetësonin situatën. Pamjet flasin vetë: