Skandal në Greqi/ Deputeti rrah punonjësin e aeroportit

Deputeti i partisë Demokracia e Re Lefteris Avgenakis, dhe ish- ministri i Bujqësisë në shtetin fqinj dhunon një punonjës të aeroportit të Athinës, pasi ai i tha se ishte tejet vonë për t’u ngjitur në avion pasi gate ishte mbyllur.
Deputeti ka shkuar drejt sportelit, duke kërcënuar punonjësin dhe duke i kërkuar atij llogari sesi kishte lejuar ngritjen e avionit që po udhëtonte drejt Kretës në një kohë që ai nuk ishte në avion.
Sipas asaj që shkruajnë mediat greke punonjësi kishte thirrur tri here emrin e ish-ministrit dhe deputetit të Parlamentit grek përpara mbylljes së gate-it dhe nisjes së avionit.
Punonjësi 22- vjeçar i aeroportit ka ngritur padi penale kundër deputetit të partisë së Mitsotakisit, por Lefteris Avgenakis thotë se ai ka imunitet.