75 Mall Live Search
12:09 / E Diele, 08 Mars 2026 / B XH

Skandal në hyrje të autostradës në Trudë, mbeturina kudo – Pamje jo të mira!

Një nga hyrjet më të frekuentuara të autostradës në Kosovë, ajo në Trudë, është shndërruar në një deponi të hapur mbeturinash.

Siç shihet edhe në fotografitë e realizuara në vendngjarje, përgjatë kanalit dhe hapësirës përreth janë hedhur qese plastike, shishe, goma, kartonë dhe mbeturina të tjera, duke krijuar një pamje të rëndë dhe të turpshme për këdo që kalon në këtë rrugë.

Kjo zonë përdoret shpesh nga drejtuesit e automjeteve për ndalesa të shkurtra gjatë udhëtimit, por sot ajo është kthyer në një vend të ndotur që i jep një imazh shumë negativ hyrjes në autostradë.

Qytetarët që kalojnë çdo ditë në këtë pjesë shprehen të indinjuar dhe kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet dhe kompania përgjegjëse për mirëmbajtjen e autostradës, pasi gjendja aktuale është e papranueshme.

Në të njëjtën kohë, shumë qytetarë theksojnë se problemi nuk është vetëm mungesa e mirëmbajtjes, por edhe mungesa e vetëdijes së disa personave që hedhin mbeturina në hapësira publike.

“Autostrada është një nga rrugët kryesore të vendit, por hyrja në Trudë sot duket si një deponi e improvizuar, gjë që nuk i bën nder askujt”, thonë qytetarët.

Kërkohet që institucionet përgjegjëse të pastrojnë menjëherë zonën dhe të vendosin masa parandaluese, në mënyrë që kjo situatë të mos përsëritet më.