Skandal në koncertin e Coldplay: Kamera kap aksidentalisht një CEO të martuar në një “moment intim” me punëtoren e tij

Ajo që pritej të ishte një natë argëtimi në koncertin e grupit të njohur britanik Coldplay në Boston, përfundoi në një skandal viral që po bën xhiron e rrjeteve sociale. Një moment i kapur nga kamera në transmetim live u shfaq në ekranin gjigant të koncertit, duke vënë në qendër të vëmendjes dy figura të njohura në botën e teknologjisë amerikane.
Andy Byron, CEO i kompanisë ‘Astronomer’, u filmua në një situatë të afërt dhe të përzemërt me Kristin Cabot, drejtoreshë e burimeve njerëzore në të njëjtën kompani. Pamjet, të cilat u projektuan përpara mijëra të pranishmëve, më pas u shpërndanë me shpejtësi në internet, duke ngritur dyshime mbi natyrën e marrëdhënies mes dy kolegëve.
Meme of the day: Coldplay concert camera catches cheating CEO on big screen
— NEXTA (@nexta_tv) July 17, 2025
During a Coldplay concert in Boston, the livestream camera accidentally caught a tender moment between Andy Byron, CEO of U.S. tech company Astronomer, and the company’s head of HR, Kristin Cabot.
All… pic.twitter.com/TlcodY9CCv
Ajo që e shtoi ndjeshmërinë e situatës është fakti se Byron është i martuar dhe baba i disa fëmijëve, të cilët sipas mediave amerikane, ndodheshin në shtëpi në atë moment.
Në kulmin e koncertit, vetë vokalisti Chris Martin komentoi me humor situatën në skenë: “Shikoni këta të dy… Oh, ose kanë një aferë, ose janë thjesht shumë të turpshëm”. Komenti shkaktoi të qeshura në publik, por gjithashtu tërhoqi edhe më shumë vëmendje ndaj çiftit të filmuar.