Skandal në Mal të Zi, tifozët e Anglisë mbesin jashtë stadiumit
Nevojitet të kalohet një testim malazezi për t’u futur në stadium. Është pikërisht kjo ajo me të cilën do të përballen tifozët e Anglisë, të cilët kanë udhëtuar drejt Malit të Zi, për ndeshjen e dytë të kualifikimit për në Euro 2020.
Një vendim i veçantë ky i autoriteteve vendase me qëllim evitimin e kontakteve dhe infiltrimeve, pasi qindra tifozë anglezë kanë blerë biletat e sektorit të ruajtur për tifozët vendas.
Ndryshe nga herët e tjera, tifozët nuk do të spostohen në sektorin e miqve, por do të përjashtohen nga stadiumi. Disa prej këtyre tifozëve madje i kanë blerë biletat nëpërmjet federatës malazeze, duke treguar pasaportat, por edhe ata gjithashtu do të largohen.
Federata malazeze e ka klasifikuar këtë si një gafë administrative dhe sipas asaj që raporton policia lokale për “Sky Sports UK” çdo tifoz anglez që do të gjendet brenda stadiumit në sektorin e tifozëve malazezë nuk do të transferohet në sektorin anglez, sikurse ka ndodhur herë të tjera, por do të përjashtohet menjëherë.