75 Mall Live Search
21:08 / E Premte, 11 Tetor 2024 / Gj. Sh

Skandal në ndeshjen Çeki – Shqipëri, në stadium shfaqet flamuri i Serbisë me hartën e Kosovës

Para syve të UEFA-s, edhe një herë ka ndodhur një skandal drejtuar Kosovës.

Në ndeshjen e Ligës së Kombeve, mes Çekisë dhe Shqipërisë, tifozët çek kanë vendosur flamurin e Serbisë, me hartën e Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Kjo nuk është hera e parë që ndodhin ngjarje të njëjta në ndeshjet e organizuara nga UEFA.

Së fundi ndodhi edhe në ndeshjen Qiproo – Kosovë, e zhvilluar në muajin shtator.

Tifozët çek po ashtu flamujt e Shqipërisë i kanë vendosur mbrapsht./IndeksOnline/