75 Mall Live Search
09:22 / E Mërkurë, 02 Tetor 2019 / indeksADMonline

Skandal në pasarelën e “Chanelit”, Gigi Hadidi e zgjidh problemin

Java e modës në Paris po vazhdon dhe sot ishte shfaqja e shtëpise së modës më ikonike pra “Chanel”.

“Chaneli” është i njohur per shfaqjet me disenjin interior më unik dhe këtë herë pasarela ishte shëndërruar në një pamje kulmesh tipike parisiene.

Por një gjë e papritur ndodhi gjatë finales së pasarelës kur një vajzë u hodh sipër mbi pistë në Grand Palais dhe filloi të ecte me modelet e tjera.

Ndërhyrësja, e cili është identifikuar si YouTuber dhe komedianja Marie Benoliel, u përpoq të përzihej, duke veshur një kostum klasik të zi dhe një kapelë në stilin klasik të gjigandit të modës.

Sidoqoftë, ajo nuk e mashtroi askënd, veçanërisht Gigi Hadidin.

Ndërsa siguria nxitoi të kapte mashtruesin, Hadidi i mori gjërat në duart e saj. Modelja 24-vjeçare bllokoi pranksterin të ikte dhe vazhdoi ta shoqëronte atë nga skena.

Pavarësisht kësaj, shfaqja ishte akoma një sukses. Spektatorët shijuan të gjitha pamjet nga koleksioni i grave për pranverë-verë 2020.

Shfaqja gjithashtu shënoi edhe shfaqjen e parë për  Virginie Viard si drejtore krijuese e markës. Viard mori rolin pas vdekjes së Karl Lagerfeld.