75 Mall Live Search
20:24 / E Hënë, 19 Maj 2025 / FR

Skandal në QKMF Drenas, gjilpëra dhe shiringa në dysheme – rrezikohet shëndeti i pacientëve

Situata në Qendrën e Kujdesit Mjekësor të Familjes (QKMF) në Drenas është përkeqësuar në mënyrë alarmante, ku kushtet higjienike janë të rënduara dhe po rrezikojnë shëndetin e pacientëve.

Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, vërehet se në dhomën e infuzioneve shihen gjilpëra dhe shiringa të hedhura në dysheme, duke paraqitur një rrezik te pacientët.

Kjo situatë ka shkaktuar shqetësim të madh tek pacientëve, të cilët janë të shqetësuar për pasojat që mund të sjellë mungesa e kushteve elementare të higjienës.

Më poshtë mund të shihni pamjet./IndeksOnline/