75 Mall Live Search
09:33 / E Mërkurë, 17 Prill 2019 / indeksADMonline

Skandal në Rusi, trajneri hidhet drejt e në fytyrën e lojtarit kundërshtar

Një incident mjaft i rëndë ka ndodhur në një ndeshje amatore të vaterpoolos në Rusi, ku trajneri sulmoi lojtarin kundërshtar brenda pishinës.

Fillimisht filloi si një konflikt verbal, pastaj trajneri u hodh në pishinë duke goditur në fytyrë kundërshtarin.

Ngjarja ndodhi në ndeshjen midis, Moskvic dhe Kazan, ku u desh ndërhyrja e futbollistëve prezent në pishinë për të shuar gjakrat.

Episod ky i pa parë më parë. Aktet e dhunës janë kthyer në një fenomen shqetësues për sportin dhe futbollin në veçanti. Kampionatet janë futur në një periudhë të nxehtë dhe rivaliteti mes stafeve është i madh. /IndeksOnline/