Skandal/ Nigeriani Oto John nuk zgjedhet në formacionin më të mirë të vitit

Sulmuesi Oto John, realizoi 20 gola gjatë vitit 2020 në Kosovë, vetëm Mirlind Daku i Ballkanit ka shënuar më tepër gjatë kësaj periudhe.
Nigeriani ishte vendimtar që Prishina e fitoi Kupën e Kosovës, duke shënuar golin vendimtar në finale kundër Ballkanit.
Ndërsa edicionin vjeshtor të Superligës 2020/21 e mbylli si golashënuesi i dytë më i mirë, shkruan Indeksonline.
Gjithë këto arritje nuk i ndihmuan atij që të jetë pjesë e formacionit më të mirë të vitit 2020.
Kjo nuk është hera e parë Johnit i ndodh të përjetojë këtë skandal të votave nga trajnerët kosovarë.
Në vitin 2017, ai ishte bërë kampion me Trepçën ’89 duke shënuar 27 gola por megjithatë nuk fitoi votat për të qenë në formacionin e vitit.
/Indeksonline/