75 Mall Live Search
15:33 / E Diele, 12 Shkurt 2023 / shkelqim osmanaj

Skandal pas skandali në Sanremo! Këngëtari në mes të skenës puth në buzë Fedezin, e dashura e tij nuk mban dot veten

Sanremo i këtij viti ka qenë i mbushur me të papritura dhe skandale.

Nata finale e festivalit italian do të mbahet mend dhe jo për performancën e Fedezit e kolegut Rosa Chemical, por puthjes që ai i dha në në fund të këngës “Made in Italia”. Partnerja e Fedezit, Chiara Ferragni u shfaq në skenë duke thënë që s’ka fjalë për këtë, më saktë: Non ho parole.

Por në momentin e publicitetit, Fedez është ngjitur ta takojë dhe dallohet nga lëvizja e buzëve që Ferragni i thotë bashkëshortit: Çfarë bëre sonte? Më pas të dy largohen në prapaskenë për t`u sqaruar.

Amadeus ndërhyri për të zgjidhur situatën e për të zbutur tensionet duke futur Fiorellon në një live ku u bë humor me momentin e puthjes. Më herët gjatë Festivalit Fedez i kërkoi kryeministres Meloni që të legalizojë martesat e të njëjtit seks.