11:51 / E Martë, 10 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Skandal: Sepp Blatter pranoi ryshfet nga oligarku rus për t’ia dhënë Rusisë organizimin e botërorit

Departamenti për Drejtësi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka publikuar një artikull ku thuhet se ish presidenti i FIFA-së, Sepp Blatter ka marrë ryshfet nga një oligark rus për t’ia mundësuar Rusisë organizimin e kampionatit botëror në vitin 2018.

Në vitin 2010, FIFA kishte përzgjedhur Rusinë si vendin fitues, në mesin e shumë shteteve candidate si Anglia, Holanda, Belgjika, Spanja e Portugalia, transmeton Indeksonline.

Dyshime të mëdha për korrupsion janë hedhur edhe Katarin që do të organizoj botërorin e vitit 2022.

Raporti i 430 faqësh i Departamentit të Drejtësisë, poashtu flet edhe për hetimin që po zhvillon FBI rreth interferimit të Rusisë për zgjedhjen e presidentit të SHBA-së.