08:22 / E Shtunë, 04 Shkurt 2023 / Gj. Sh

Skandal: Tifozët shfaqin përsëri harten e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb

Harta e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb, është shfaqur përsëri në një ndeshje sportive.

Mbrëm, tifozët serb të Cervena Zvezdas e shfaqën harten e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb në ndeshjen e basketbollit kundër Olimpia Milanos, e cila ishte e vlefshme për  EuroLeague, shkruan IndeksOnline.

Kjo nuk është hera e parë që tifozët e klubit serb bëjnë provokime të tilla.

Në dhjetor të vitit të kaluar pikërisht tifozët e Cervena Zvezdas, kënduan në kor së bashku me tifozët e Olympiakosit me thirrje “Kosova është sërbi”. 

Ndërsa harta e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb, u shfaq edhe gjatë Kampionatit Botëror ”Katar 2022”, në zhveshtoren e klubit serb, ku FIFA e dënoi Federatën e Serbisë./IndeksOnline/