Skandal/ Tifozët spanjoll shpalosin në Beograd hartën e Kosovës me flamur të Serbisë në ndeshjen e Europa League
Një tjetër skandal ka ndodhur në ndeshjen e Europa League, mes Crvena Zvezdas dhe Celta Vigos.
Tifozët e skuadrës spanjolle, kanë shpalosur në tribuna flamurin ku shihet harat e Kosovës, me ngjyrat e flamurit të Serbisë, shkruan IndeksOnline.
E ky veprim skandaloz ndodhi pikërisht në kryeqytetin serb, në Beograd dhe para zyrtarëve të lartë të UEFA-s.
Tifozët e Celta Vigos po ashtu kishin përkrahjen edhe të tifozeve serb për këto veprime.
Kjo nuk është hera e parë që harta e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb është shfaqur në ndeshje të rëndësishme evropiane./IndeksOnline/


