75 Mall Live Search
23:43 / E Enjte, 22 Qershor 2023 / Gj. Sh

Skandal: Tifozët ultras të Viktoria Plzenit e paraqesin Kosovën “si Serbi”

Drita veçse është njoftuar tani me kundërshtarin e saj në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

“Intelektualët” do të përballen me ekipin çek, Viktoria Plzen.

Por, ultrasët çek kanë provokuar me një postim të tyre në Facebook.

“Sektor-P”, siç njihet edhe tifozëria e Viktoria Plzen e kanë kthyer mbrapsht llogon e klubit kosovar duke shkruar se pas shumë vitesh do të luajnë në Serbi.