75 Mall Live Search
19:32 / E Mërkurë, 14 Janar 2026 / Gj Sh

Skandal tjetër në Basketboll: Bledar Gjeqaj goditet me shishe në kokë

Një tjetër skandal ka ndodhur në basketbollin kosovar.

Në palestrën ”Shani Nushi” në Gjakovë, gjatë ndeshjes mes Vëllaznimit dhe Bashkimit, një tifozë ka goditur me shishe ndihmëstrajnerin e skuadrës prizrenase, Bledar Gjeqaj, shkruan IndeksOnline.

Nga goditja që pësoi, Gjeqaj u rrëzua pasi kishte dëmtime serioze.

Pas kësaj, gjyqtari kryesor i ndeshjes e ndërpreue ndeshjen.

Kujtojmë që kjo vjen pak ditë pas asaj që ndodhi në Prizren, ku basketbollisti i Pejës, Dardan Berisha u godit nga tifozët e bashkimit./IndeksOnline/