75 Mall Live Search
12:53 / E Enjte, 02 Tetor 2025 / G T

Skandal! Trajneri i Ferizaj U21, Fitim Sadriu goditi lojtarin e Gjilanit, përfshihen edhe tifozët!

Një incident ka ndodhur dje në ndeshjen mes Ferizaj U21 dhe Gjilanit U21, e vlefshme për javën e pestë në Superligën e Kosovës në grupmoshat e reja.

Siç shkruhet në raportin e klubit të Gjilanit, futbollistët janë sulmuar nga trajneri Fitim Sadriu, përcjellë Indeksonline

Sadriu ka goditur rëndë lojtarin e Gjilanit, Tefik Ramadani.

Në këtë incident janë futur edhe disa persona tjerë, të cilët në dhomat e zhveshjes kanë sulmuar edhe lojtarët tjerë të klubit të Gjilanit U21.

Ndeshjen në fund e fitoi skuadra e Ferizaj me rezultatin 2:1./Indeksonline/

May be an image of 8 people, people playing soccer, people playing football and text