Skandal: Udinese kërkon rikthimin e menjëhershëm të Valon Behramit në Itali
Skuadra italiane, Udinese ka sulmuar Shoqatën e Futbollit Zvicran, shkruan IndeksOnline.
Klubi i kërkon federatës zvicerane që kosovari, Valon Behrami të rikthehet menjëherë në Itali.
Emri i Behramit është parë në listën e Petkovicit, për ndeshjen kundër Irlandës së Veriut edhe pse lojtari kosovar është i lënduar dhe nuk ka luajtur më shumë se 2 javë për Udinesen.

“Unë vendos për vetëm time, nëse unë luaj”, kjo ishte deklarata e Behramit që ka provokuar dukshëm klubin e tij. Dhe për këtë arsye Udinese ka akuzuar Shoqatën e Futbollit në Zvicër, të cilat akuza i ka quar edhe në shtëpinë më të madhe të futbollit FIFA.
Klubi i Udineses pretendon se Zvicra duhej që ta dërgonte një ftesë më 22 tetor, e kjo ndodhi më 27 tetor. Prandaj, Udinese kërkon që Behrami të largohet nga kampi stërvitor i Zvicrës, përndryshe kërcënohet me veprim ligjor dhe me gjykatë civile./IndeksOnline/
