Skandalet e pandalshme të qeverisjes së Haskukës/ Mësueset anëtare të komisionit përzgjedhës të stafit arsimor

Drejtoria Komunale e Arsimit në komunën e Prizrenit, vitin e kaluar ka emëruar në mënyrë të paligjshme anëtarë të komisionit përzgjedhës në konkursin për mësimdhënës.
Ky konkurs ishte shpallur më datë 17.08.2020, e mësuese mbështetëse të “Save dhe Children” ishte Besa Krasniqi, shkruan Indeksonline.
Ligji i arsimit parauniversitar 04\L-032 dhe udhëzimi administrativ 17\2009 për procedurat e përzgjedhjes së personelit arsimor në shkollë, neni tre pika 1.1 dhe pika 1.2 saktësojnë se anëtaret e komisionit përzgjedhës duhet të jenë: dy përfaqësues të Drejtorisë Komunale të Arsimit dhe drejtori i shkollës përkatëse.


Në konkursin e shpallur më datë 17.08.2020 asnjë prej këtyre kritereve të sanksionuar në ligj nuk janë respektuar.

Në të njëjtin konkurs për shkak të ‘pazareve’ është ndërruar dy herë vendimi për përzgjedhjen e anëtarëve të komisionit.
Siç shihet në dokumentin e publikuar, në vendimin e plotësim ndryshimin e parë anëtarë të komisionit janë Sedat Bajrami kryetar, Kaltrina Skoro- Myrtezaj dhe Ismen Ajazaj, anëtarë, ndërsa në vendimin e dytë në vend të Sadat Bajramit emërohet Maxhun Krasniqi, ndërsa në vend të Ismen Ajazajt emërohet Besa Krasniqi./Indeksonline