75 Mall Live Search
19:21 / E Mërkurë, 23 Tetor 2024 / AR

Skandali Diddy, fëmijët e reperit habisin me deklaratën

Fëmijët e Sean Diddy Combs kanë bërë një deklaratë të përbashkët në lidhje me akuzat ndaj babait të tyre.

Ata ndanë një foto familjare në Instagram me një deklaratë që dënon “teoritë e konspiracionit dhe lajmet e rreme”, duke theksuar se do të mbështesin babanë e tyre, transmeton Indeksonline.

Kujtojmë se Diddy u arrestua në Nju Jork dhe ndodhet në paraburgim ku po përballet me akuzat se ka sulmuar seksualisht gratë dhe i ka detyruar ato të marrin pjesë në festa seksi dhe të përdorin drogë duke përdorur kërcënime dhe dhunë.

Pesë akuza të tjera u ngritën kundër tij këtë javë. Paditësit përfshijnë dy burra dhe tre gra, njëra prej të cilëve pretendon se ishte 13 vjeç kur Combs e përdhunoi./Indeksonline/