”Skandali” i Avdijajt dhe tre lojtarëve tjerë, Willem II tregon nëse do t’i pezullojë
Donis Avdijaj, Tjomas Meisner, Atakan Akkaynak dhe Timon Wellenreuther kanë munguar në ndeshjen e fundit kundër FC Emmen.
Në mëngjesin e ditës së kësaj ndeshje, klubi kishte njoftuar se lojtarët kanë munguar kundër Emmen për arsye disiplinore.
Gjatë përgatitjeve para kësaj ndeshje, lojtarët e lartëcekur pa lejën e trajnerit dolën për një shëtitje në qytetin e Emmen, transmeton IndeksOnline.

Tani, klubi holandez ka konfirmuar se katër lojtarët në fjalë nuk janë pezulluar për ndeshjet në vazhdim.
”Wilem II pezulloi Avdijajn, Meisner, Akkaynak dhe Wellenreuther për këtë ndeshje”.
”Lojtarët janë të regjistruar për 4 janar në stërvitjen e parë të vitit të ri”.

”Një ditë më vonë, Willem vazhdon drejt Marbella për një kamp stërvitor prej gjashtë ditësh”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/