75 Mall Live Search
10:24 / E Martë, 04 Nëntor 2025 / L A

Skandali i basteve trondit edhe UFC-në! Luftëtarët pranuan publikisht ofertat për kurdisje të meçeve

UFC-ja po përballet me një skandal të madh kohët e fundit.

Kjo pasi që luftëtarët janë përfshirë në kurdisje të meçeve, me një meç në veçanti që konfirmoi këto dyshime.

Gazetari i njohur amerikan, Ariel Hewlani në podcastin e tij ka folur rreth këtyre rasteve, gjë që ka bërë të nisin hetime edhe nga FBI-ja.

Skandali shpërtheu pas një ndeshjeje të dyshimtë midis Isaac Dulgarianit dhe Yadier Del Valles në UFC Vegas 110, më 1 nëntor. Edhe pse Dulgarian ishte favoriti kryesor, shanset e basteve ranë ndjeshëm në prag të ndeshjes, me baste të mëdha për Del Valle, veçanërisht për fitoren e tij në raundin e parë.

Agjencitë e basteve reaguan, me disa që i ndaluan baste dhe të tjera madje ofruan rimbursime. Gjatë vetë ndeshjes, Del Valle e rrëzoi menjëherë Dulgarian dhe e detyroi të dorëzohej në rundin e parë, duke nxitur më tej dyshimet./IndeksOnline/