Skandali i Greenwoodit dhe Fodenit, dalin fotografi të futbollistëve brenda dhomës së hotelit

Futbollistët e Kombëtares së Anglisë, Mason Greenwood dhe Phil Foden shkaktuan skandal në Islandë.
Ata ftuan femra në hotelin ku po qëndronin me Kombëtaren, transmeton Indeksonline.
Si pasojë e kësaj, ata u dënuan nga trajneri, Southgate që i përjashtoi nga Kombëtarja për ndeshjen kundër Danimarkës.
“Daily Mail” tashti ka zbuluar foto të reja brenda dhomës ku qëndronin dy futbollistët së bashku me vajzat.
Në një nga fotografitë, shihen të pasmet e futbollistit të Manchester Cityt, Foden.

Nadia Gunnarsdottir, 20 vjeçe dhe kushërira e saj Lara Clausen, një studente 19-vjeçare e drejtësisë, ishin midis së paku katër grave që flirtuan me lojtarët dhe diskutuan për të shkuar në hotelin e tyre./Indeksonline/

